Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi në seancën plenare të së enjtes ka thënë se Kosova po përballet me krizë energjetike dhe duhet të ndërmerren masa rrënjësore në këtë sektor, raporton InLajmi.
“Kosova po përballet më krizë energjetike. Nëse nuk ndërmerren masa rrënjësore reduktimet dëmtuan qytetarët dhe bizneset tona. Vendimi i gjykatës pezulloi rritjen e tarifave” tha ajo.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se paratë e tarifave të shtrenja duhet të iu kthehen qytetarëve pas anulimi të vendimit të ZRRE-së nga Gjykatat e Kosovës.
“Qytetarët duhet të kompensohen ose kthehen paratë. ZRrE-ja nuk po merr përgjegjësi, por pos sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. ZRrE-ja ka shkelur edhe ligjin. Qeveria po merret me çokollata në Davos të Zvicrës. Edhe KOSTT-i ka dërguar padi ne gjykatë. Po dështon KOSTT e zrre. Më e pakta është dorëheqja e këtij bordi. A po ju duket e arsyeshme ta mbani ende këtë bord në funksion”, tha ajo.
Tutje deputetja e LDK-së ka theksuar se sipa saj qeveria po merret me çokollata në Davos të Zvicrës./InLajmi/