Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka propozuar një rezolutë që dënon agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor, transmeton InLajmi.
Rezoluta, e mbështetur nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore, tashmë është miratuar, nga 88 vende që votuan pro dhe 12 kundër, dhe 53 vende abstenuan.
Rezultati i dërgon një sinjal të qartë Federatës Ruse: ndaloni luftën tuaj kundër Ukrainës, ndaloni sulmet ndaj spitaleve”, tha ambasadorja ukrainase Yevheniia Filipenko.
“Asambleja Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se përgjegjësia për krizën shëndetësore në Ukrainë i takon ekskluzivisht Federatës Ruse”, tha Filipenko.
Rezoluta pezullon votimin e Rusisë në agjencinë shëndetësore të OKB-së, shkruan BBC.
OBSH thotë se 256 sulme ndaj kujdesit shëndetësor janë raportuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën. /InLajmi/