Tifozët e Romës pas trazirave që po shkaktojnë në Tiranë, kësa radhe ia kanë mësyrë edhe objektit të Kryeministrisë në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Nga fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale vërehet se tifozët po e godasin këtë objekt.
Gjithashtu nga përplasja e tifozëve me policinë shqiptare kanë mbetur të plagosur 6 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Tiranës.
Prej mbasdites së të martës Tiranë është pushtuar nga dhuna e huliganëve holandezë dhe atyre italianë, të cilët po terrorizojnë qytetin. /InLajmi/