Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.
Mbështetësit e 2 skuadrave janë nisur për në stadium, ku kanë filluar edhe hyrjet e para. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur 3 orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre, shkruan Top Channel.
Ndeshja do të nisë në orën 21:00 ku pritet të ketë një lojë të fortë.