Komisioni për Buxhet dhe Transfer në mbledhjen e sotme ka diskutuar për Projektligjin e Trustit i cili është hartuar nga deputetët e PDK-së, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar, Deputeti i AAK-së, Benik tahiri, i cili tha se me vetëdije qeveria po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.
Gjithashtu ai tha se edhe 100 eurot e premtuara nuk i kanë dhënë për punëtorët e sektorit privat.
Postimi i plotë i tij:
Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.
Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.
Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni! /InLajmi/