Profesori Naser Ramadani, përfaqësues i IKSHPK-së ka njoftuar rreth virusit të ri “Lija e Majmunëve” duke dhënë instruksione për qytetarët si të kujdesen që të mos infektohen me këtë virus, raporton InLajmi.
“Qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë rregullat e IKSHPK-së për të parandaluar virusin e “Lijës së Majmunëve”, at të cilët janë të vaksinuar për li janë më të qëndrueshëm ndaj virusit, duhet të shmanget kontakti i pambrojtur nga kafshët e egra” tha ai.
Instituti i Kosovës, ka njoftuar se Qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë rregullat e IKSHPK-së për të parandaluar virusin e “Lijës së Majmunëve”.
Ramadani ka njoftuar se vaksina ndaj këtij virusi ekziston por ende nuk është e disponueshme për Kosovën.
“Nuk ka raste të dyshuara në Kosovë për Linë e Majmunëve, për çdo ndryshim në lidhje me këtë situate Instituti Kombëtarë është në gjendje gatishmërie të iu njoftoj në kohë reale” shtoi Ramadani.
Tutje Ramadani ka thënë se për çdo ndryshim rreth këtij virusi IKSHPK-ja do njoftoj qytetarë në kohë reale./InLajmi/




















