• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

SHBA-ja ka ndarë 17 milionë dollar Shqipërisë për të rritur fuqinë mbrojtëse

J G nga J G
25 May 2022
në Shqipëri
0 0
0
SHBA-ja ka ndarë 17 milionë dollar Shqipërisë për të rritur fuqinë mbrojtëse
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj deklaroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar një buxhet grant Shqipërisë, prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse.

Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj tha se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim ushtarak dhe një zyrë për koordinimin e buxheteve.

“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grandet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila është me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha ai.

Gjenenerla Begaj foli për takimin me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane, gjeneralin Milley dhe bashkëpunimin mes 2 vendeve.

“Temat e diskutimit ishin të gjithanshme. Kishin lidhje me bashkëpunimin midis 2 vendeve tona, kishin lidhje me situatën në Ukrainë dhe me të ardhmen e bashkëpunimit tonë. Me gjeneral Milley-n biseduam për kontributin e dhënë nga shteti amerikan për forcat e armatosura shqiptare dhe historia e bashkëpunimit është 30 vjeçare. Ne jemi në javën amerikane të bashkëpunimit dhe 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë. Mendoj që bashkëpunimi në fushën ushtarake ka qenë mëse i shkëlqyer. Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar në modernizimin dhe në ristrukturimin e forcave të armatosura. Programet e modernizimit, të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Zyrën Amerikane të Bashkëpunimit janë në vazhdim e sipër. Përveç kontributit në rritjen e fuqisë mbrojtëse të vendit me pajisje të reja, kemi edhe kontribut me trajnime të ndryshme, me mirëmbajtjen e pajisjeve dhe me stërvitje të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar ne ishim mikpritës të stërvitjes Defender-21, e cila ishte një histori suksesi në lidhje me bashkëpunimin ushtarak. Me këtë stërvitje jo vetëm që patëm prezent ushtrinë amerikane në tokën tonë, por u testua edhe roli gjeostrategjik dhe pozicioni gjeografik i Shqipërisë, po ashtu u testuan edhe kapicitetet kombëtare, qoftë ushtarake, qoftë civile në drejtim të përdorimit të kësaj infrastrukture në drejtim ushtarak”, tha ai.

Po ashtu Bega shprehet se me Milley, folëm për Stërvitjen “Defender-21”.

“Stërvitja Defender-21 testoi të gjitha kapacitetet për transport të shpejtë të trupave dhe mjeteve të forcave aleate, duke përdorur portet, aeroportet dhe tokën në Shqipëri, për të kaluar sa më shpejt në pjesën e Detit të Zi dhe pjesën e Evropës Lindore. Situata tani në Ukrainë është e tillë që Ukraina ndodhet e sulmuar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paprovokuar nga një shtet tjetër dhe diskutuam gjatë për bashkëpunimin se si do të kontribuonte Shqipëria më shumë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës”,

Po ashtu Bega vuri theksin te ndihma që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën në planin diplomatik, politik dhe ushtarak. Në planin diplomatik në Kombet e Bashkuara në çdo rezolutë që është mbajtur për Ukrainën, ka gjetur mbështetje dhe jemi bashkëpenëmbajtës të këtyre rezolutave, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kemi pasur edhe një mbështetje politike për faktin që qeveria shqiptare ka vendosur sanksione kundër Rusisë për agresionin e pajustifikuar dhe të pabazuar ndaj Ukrainës. Gjithashtu qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur refugjatët ukrainas dhe ka dhënë ndihma humanitare të llojeve të ndryshme. Në planin ushtarak kjo mbështetje është realizuar përmes donacioneve të bëra nga qeveria shqiptare, të cilat janë lloje të ndryshme municionesh të cilat ne i kemi pasur në përdorim dhe stok në depot tona të forcave të armatosura”, tha gjenerali.

Gjerela Bega ka folur dhe për bazën në Shqipëri të Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë, shkruan Zëri i Amerikës.

“Jo vetëm shtabi i përparuar i task-grupit ballkanik të forcave speciale ndodhet në Shqipëri, por gjithashtu edhe SFAB-I (Brigadë e Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës të Komandës Amerikane në Evropë) i cili është një ekip këshillues. Të dyja së bashku do të ndihmojnë, do të këshillojnë ato njësi të forcave të armatosura shqiptare të cilat janë deklaruar në NATO si kapacitete kombëtare, për t’u përdorur në NATO ku të nevojitet. Natyrisht që për t’u përdorur në NATO, duhet që këto njësi, këto forca të arrijnë të certifikohen dhe të akreditohen. SFAB dhe Task Group Balkans i forcave speciale do të bëjnë të mundur që këto njësi ushtarake shqiptare të jenë në kapacitetet e duhura dhe nivelet e duhura që kërkohen për të marrë pjesë në mision”, ka thënë Bega.

Tags: Bajram BegajForcat e Armatosura të ShqipërisëMark MilleySHBA
Postimi i mëparshëm

Ramosaj merr pjesë në shënimin e ditës së shkollës, falënderon punonjësit për kontributin

Postimi tjetër

8 raste të reja dhe 18 të shëruar nga koronavirusi brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë
Shqipëri

Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë

27 June 2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec
Shqipëri

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

26 June 2025
Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama
Shqipëri

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

25 June 2025
Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi
Shqipëri

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

25 June 2025
Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi
Shqipëri

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…
Shqipëri

“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…

19 June 2025
Postimi tjetër
9 raste të reja dhe 34 të shëruar nga koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

8 raste të reja dhe 18 të shëruar nga koronavirusi brenda 24 orëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu