Shitja e klubit të futbollit Chelsea nga miliarderi rus Roman Abramovich po vazhdon, transmeton InLajmi.
Klubi do të blihet për 4.25 miliardë paund nga një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte lëshuar një licencë që lejonte shitjen, sepse ishte e kënaqur që nga kjo nuk do të përfitonte Roman Abramovich apo ndonjë individ tjetër i sanksionuar
Abramovich ishte ndër oligarkët rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC.
Chelsea është një klub profesionist futbolli anglez me qendër në Fulham, West London, është themeluar në vitin 1905./InLajmi/