Pas sulmit që ka ndodhur në Texas të SHBA-së, ku nga të shtëna me armë zjarri mbetën 19 fëmijë të vdekur dhe 2 të rritur ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
“ Ndjehem e shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas, mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës së tyre” shkroi presidentja në rrjetin social, Twitter.
Osmani shprehu pikëllimin e saj për këtë ngjarje dhe tha se mendimet e saj janë më familjet të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë ngjarje.
“Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe vajtojmë me miqtë tanë në këtë kohë” shtoi ajo.
Tutje Osmani theksoi se e ndanë dhimbjen e saj me popullin amerikan, me rastin e kësaj ngjarje tragjike./InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1529357307900985345?s=20&t=6NYpRHdsEr5Wp80ALpAdBA