Projektligji për Trustin nuk ka kaluar të mërkurën në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, raporton InLajmi.

Për këtë projektligj ishin 5 vota kundër, 5 pro dhe një abstenim nga deputetët që bëjnë pjesë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Deputetët e opozitës ishin pro këtij projektligji ndërsa deputetët e pozitës deklaruan se nuk e përkrahin këtë projektligj.
Deputetja që bëri dallimi në vota dhe abstenoj ishte Dude Balaj e cila më vonë tha se ky veprim ishte një ndër vendimet më të vështira në karrierën e saj politike.
Qytetarët e Kosovës po përballen me krizën ekonomike në vend dhe shumica prej tyre po e kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti./InLajmi/




















