Në stadiumin “Air Albania” po pritet të fillojë ndeshja mes Romës dhe Feynoordit, mirëpo deri tani jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi ka plasur edhe sherri mes tifozëve, përcjell InLajmi.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale duket se situata është tensionuar, pasi tifozët e Feynoordit vërehen qartë, duke goditur njeri-tjetrin me grushte.
Holandezët po shfaqen më të zhurmshëm dhe aktivë në finalen e Conference League.
Me gjithë atmosferën e bukur të krijuar në fillim, tensionet e tilla janë duke vazhduar mes tifozëve. /InLajmi/
https://twitter.com/culturedealer1/status/1529537676524851203