Sipas analizave të fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi do të thotë se furnizimet e konsiderueshme të grurit nuk janë ende në gjendje të eksportohen, transmeton InLajmi.
Në qytetin e Odesa-së, nuk është parë asnjë aktivitet i rëndësishëm i transportit tregtar që nga fillimi i luftës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar përpjekjet e Ukrainës për të bërë eksporte nga toka nuk ka gjasa të zëvendësojnë kapacitetin e humbur të transportit, shkruan BBC.
Ministra theksoi se situata ka ushtruar presion mbi çmimet globale të ushqimeve dhe ndërprerja e vazhdueshme e transportit tregtar pritet të rrisë më tej çmimin e shumë produkteve bazë./InLajmi/