Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i tronditur pas tragjedisë që ndodhi në Texas, përcjell InLajmi.
“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës” shkroi Kurti në rrjetin social, Twitter.
Kurti tha se është i tronditur nga brutaliteti i të shtënave me armë zjarri në shkollën e Texas-it dhe tha se zemrat dhe mendjet e popullit shqiptar janë me populli amerikan.
Tutje i pari i Qeverisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha ata që humbën më të dashurit e tyre./InLajmi/