Blerim Kuçi, ish kryetar i Suharekës, dhe nënkryetar i AAK-së, ka vendosur ta ndërprejë aktivitetin e tij në këtë parti.
Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK-së dhe nuk do të merr pjesë në garën e brendshme zgjedhore të partisë, proces i cili është në vazhdim e sipër, shkruan reporteri.net.
Kuçi i cili gjatë karrierës së tij politike në AAK, ka ushtruar pozita të larta drejtuese në parti, por edhe në ekzekutiv si ministër në kohën kur kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës me LDK’në, nuk dihet nëse aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në ndonjë parti tjetër.