Personi që vrau 19 fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në Texas, kishte postuar 3 herë në Facebook para se t’i kryente sulmet, transmeton InLajmi.
Guvernatori Greg Abbott tha se vrasësi kishte shkruar fillimisht se ai po planifikonte të qëllonte gjyshen e tij, më pas ai kishte shkruar se e kishte bërë atë.
Ndërsa 15 minuta para se të sulmonte shkollen, ai gjithashtu e kishte bërë një postim në facebook, në të cilin shprehte qartë planin e tij.
Meta, kompania mëmë e Facebook, ka lëshuar një deklaratë ku sqaron se postimi i autorit të sulmit nuk ishte publik.
“Mesazhet që Gov Abbott përshkroi ishin mesazhe private tekstuale një-për-një që u zbuluan pasi ndodhi tragjedia e tmerrshme”, tha kompania me bazë në Kaliforni në një deklaratë, shkruan BBC.
Meta shtoi se po “bashkëpunonte ngushtë” me hetuesit. /InLajmi/