Liudmyla Oleksandrivna është banore e fshatit Tsyrkuny të Ukrainës e cila mban çantat e pazaritë në shtëpinë e saj, ajo nxiton edhe pse askush nuk është përreth, transmeton InLajmi.
“Ajo që ndodhi këtu ishte një tmerr, ne ishim ulur në bodrumet tona, duke pritur që ushtria ukrainase të ndihmonte. Kudo kishte mina.” tha ajo.
Fshati Tsyrkuny u çlirua nga pushtimi rus më 7 maj.
Në derën e shtëpisë së Liudmyla-së është shkruar me shkumës në gjuhën ruse “njerëz” dhe “fëmijë”, kjo ishte përpjekja e dëshpëruar e saj për të shpëtuar nga forcat ruse, shkruan BBC.
Fshatarja ka treguar se në shtëpinë e saj kanë fjetur 15 njerëz, 2 qen dhe 3 mace./InLajmi/