Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se asambleistët nuk kanë nevojë të deklarojnë pasurinë, përcjell InLajmi.
Tahiri si kryesues i grupit punues për pakon ë ligjeve anti-korrupsion ka treguar se deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike sipas tij kjo do të lehtësojë kontrollin e këtyre dokumenteve.
Gjithashtu Tahiri ka treguar se me pakon e re të ligjeve do të rritet transparenca, deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të bëhen publike.
Postimi i plotë, i tij:
Asambleistët nuk do të duhet më të deklarojnë pasurinë
Sot përfunduan punimet e Grupit Punues për pakon e ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata.
Si Kryesues i Grupit Punues, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurise, risitë më të theksuara jane:
– Deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin;
– Asambleistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë;
– Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik;
– Do të rritet trasparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të behen publike;
– Agjencia mvishet me kompetenca gjobëvënëse, me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i vepres penale./InLajmi/