Këtë të hënë është mbajtur konferenca me donatorë për temën “Subvencionet për Efiqiencë të Energjisë në Kosovë”, raporton InLajmi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për përfitimet që do t’i këtë Kosova, ajo tha se Kosova është në një sektor të energjisë ku po i japin një drejtim të duhur në të ardhmen.
“Këto iniciativa vin në një kohë të duhur për vendin. E para në krizën qe po kalon Kosova për shkak të luftës në Ukrainë. Jemi në një kohë ku sektorit të energjisë në Kosovë po i japim një drejtim të duhur në të ardhmen”, tha ajo.
Ajo foli edhe për efiqiencën e energjisë, ku tha se janë duke punuar për të krijuar kushte për efiçincën e energjisë që përfshin sektorin privat.
“Sa i përket efiqences së energjisë jemi duke punuar për të krijuar kushte për efiçincën e energjisë që përfshin sektorin privat. Është programi i parë qe përfshinë sektorin privat. Ne mirëpresim mësimet e juaja nga përvoja për të nxjerr masat sa i përket kërkesës së energjisë sa i përket amvisërisë”.
Gjithashtu ministrja e Ekonomisë, u shpreh se ky është programi i parë që ka përfshirë sektorin privat. /InLajmi/