Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar me blegtorët deçanas së bashku me drejtorin e bujqësisë Rifat Stojkaj, përcjell InLajmi.
Ramosaj në këtë takim ka ndarë gërshërë për qethjen e deleve në shenjë mirënjohje.
Më tej, ka thënë se kjo ditë është një nga traditat që do të kujdeset për ti festuar brez pas brezi.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me drejtorin e bujqësisë Rifat Stojkaj, kemi takuar sot blegtorët deçanas, për të cilët kemi ndarë Gërshërë për Qethjen e deleve në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ta.
Riti i T’Qethave, është dhe do të mbetet një nga traditat tona më me vlerë, dhe së bashku do të kujdesemi që kjo ditë me shenjë të festohet e të jetojë me ne brez pas brezi. /InLajmi/