Kryetari i Komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi, Ferki Shala është “përplasur” me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën rreth punësimeve familjare në institucionet e Kosovës, raporton InLajmi.
Shala i është drejtuar Armend Mujës duke i thënë se ka qenë pjesë e subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk duhet të flas negativisht për këtë subjekt.
“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala.
Deputeti i VV-së Armend Muja tha se kurrë nuk ka qenë në PDK dhe i ka thënë Shalës të jetë më serioz në qëndrimet e tij në komision.
“U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRRE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.
“Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.
Tutje Muja ka shtuar se duhet që PDK-ja të mbledh materiale që ta akuzoj ZRRE-në edhe pse sipas tij tani e ka më të vështirë, sepse në institucione nuk ka të punësuar njerëz të cilët PDK-ja i ka njohur./InLajmi/