Kosova nuk ka rrezik nga Lija e Majmunëve. Kështu, ky është qëndrimi i infektologut Ilir Tolaj.
I njëjti ka thënë se ky lloj virusi, për herë të parë ishte zbuluar më 1958 në Afrikë, por tek tash kur u përhap në vendet perëndimore u bë më shumë lajm nëpër media. Rrezikshmëria e tij, sipas Tolajt është më e vogël, dhe kalon brenda një jave. Edhe vdekshmërinë e ka të ulët.
Ndërsa përhapja e Lijës së Majmunëve, sipas Tolajt, nuk bëhet përmes ajri, por përmes kontaktit direkt të prekjes. E më e theksuar, sipas studimeve që ka përmendur infektologu kosovar, është tek personat e së njëjtës gjini që bëjnë marrëdhënie seksuale.
Këtë qëndrim e ka edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë që në një vlerësim të parë të situatës thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët, biseksualët apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. Tolaj, tha se viruset kanë ekzistuar kaherë nëpër botë, por se tani, si shkak i mundësisë së lehtë të komunikimit, informimit dhe lëvizjes së njerëzve, janë më të njohur nga publiku, shkruan klan Kosova.tv.
“Kujtoj kur bota i kishte 3 miliardë banorë, ndërsa tani janë mbi 7 miliardë”, ky shtim dhe ndryshimet natyrore e mënyra e jetesës, sipas Tolajt, bëjnë që viruset të dalin më në pah.