Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë fillore në Texas, ku një person ka shtënë me armë zjarri ndaj nxënësve duke lënë të vrarë 14 prej tyre, në mesin e tyre edhe një mësues, transmeton InLajmi.
Guvernatori Greg Abbott tha se autori i vrasjes ishte një 18-vjeçar, i cili hyri në shkollën fillore, pasi braktisi automjetin e tij me një pistoletë.
Autoritetet shtojnë se shumë nga viktimat ishin në klasën e 2-të deri në të 4-të, shkruan Fox.13.
Kjo ngjarje vjen në mes të rritjes së ndjeshme të dhunës dhe përdorimit të armëve në Teksas. /InLajmi/