Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Aurelien Tchouameni.
RMC ka raportuar se klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për një shumë rreth 80 milionë euro, në një kontratë 5-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano, të përcjellur nga Julien Maynard, i cili thekson se Tchouaméni tashmë u ka komunikuar bashkëlojtarëve të tij synimin për t’u bashkuar me Real Madridin. Ai ëndërron Realin, transmeton Sinjali.
Sipas Romanos, çmimi do të jetë shumë më shumë se 50 milionë euro, por ende ka për t’u negociuar dhe se planet e Real Madridit kanë ndryshuar pas refuzimit të Mbappes.