Zëri i Aurela Gaçes pëlqehet nga publiku shqiptar, i cili ndër vite e ka mbështetur karrierën e këngëtares duke mirëpritur dhe kthyer në hit këngët e saj.
Por ditën e sotme Aurela ka treguar për herë të parë momentin e saj më të vështirë në karrierë, për shkak se ishte duke humbur zërin e saj.
“Kuptova se diçka sot e ke nesër mund të mos e kesh”, ka thënë Aurela.
Prej 16 vitesh Aurela ka qenë nën ndihmën e doktoreshës së huaj Gwen Korovin në New York.
Artistja e falënderon dhe tregon mirënjohjen ndaj doktoreshës që arriti t’i shpëtonte zërin e saj, shkruan Living shqip.
Gaçe përmes një fotoje me Gwen shkroi:“Pacientja e saj prej 16 vitesh”. /InLajmi/