Tensionet e para duket se kanë nisur 24 orë para ndeshjes së madhe që do të luhet në “Air Albania” mes Romës dhe Feyenord.
Holandezët që kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e sotme, duket se nuk janë përmbajtur dhe kanë përfunduar në konflikt me një shqiptar. Si pasojë janë shoqëruar 8 shtetas holandezë.
Policia njofton se disa shtetas holandez (tifozë) janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç, shkruan Top Channel.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.