Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, ka thënë se grupi punues ka përfunduar me punën për Marka Tregtare dhe për të drejtat që rrjedhin për këto Marka.
“Grupi punues ka përfunduar me punën për Marka Tregtare dhe të drejtat që rrjedhin për Marka Tregtare. Ne si grup punues kemi nxjerrë 57 amendamente dhe do të propozoja t’i votojmë amendamentet në grup dhe ligjin ta procedojmë më tutje”, tha ai.
Gjithashtu Shala tha se janë nxjerrë 57 amendamente dhe ai propozoi që ti votojnë amendamentet në grup dhe ligjin ta procedojmë më tutje /InLajmi/