Forcat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre në Severodonetsk, qyteti kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 100,000 banorësh dhe ndodhet në rajonin Luhansk-ut, ku Moska ka ri përqendruar përpjekjet e saj të luftës, transmeton InLajmi.
Ka shqetësime se qyteti mund të pësojë të njëjtin fat si qyteti port i Mariupolit, i cili u rrethua dhe u nënshtrua nga forcat ruse.
Severodonetsk është jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjikisht pasi nëse bie nën kontrollin rus, kjo do të thotë se forcat e Moskës do të kontrollojnë pothuajse të gjithë Luhanskun.
Ministria ruse e mbrojtjes javën e kaluar tha se do të merrte të gjithë Luhanskun, shkruan BBC.
Donbasi përbëhet nga 2 rajone Luhansk dhe Donetsk -dhe shumë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të Donbasit si një fitore në luftë./InLajmi/