Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ndarë foto të disa fëmijëve në rrugët e Prishtinës, të cilët po përballen me një gjendje të vështirë ekonomike, përcjell InLajmi.
Musliu ka thënë se këta fëmijë po abuzohen çdo ditë.
Ajo në përshkrimin e fotove ka theksuar se këta fëmijë nuk janë fotografuar në kampe lufte, por te semaforat tek menza e studentëve në Prishtinë, gjersa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për të drejtat e femijëve që të veprojnë dhe të mos lejojnë abuzimin e këtyre fëmijëve.
Deputetja e ka dënuar ashpër këtë dukuri, duke kërkuar që të ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve.
Postimi i plotë i saj:
Këta fëmijë nuk janë fotografuar në kampe lufte. Kjo pamje është në semafora tek menza e studentëve në Prishtinë.
Abuzimi i këtyre femijëve, po ndodhë çdo ditë në Prishtinë, para syve tanë.
Institucionet që janë përgjegjëse për të drejtat e femijëve duhet të veprojnë mos të lejojnë që të abuzohet me këta femijë. STOP keqpërdorimit të femijëve. /InLajmi/