Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Gjykata e Apelit nuk e ka rikthyer në pikën zero vendimin e ZRRE-së, raporton InLajmi.
Lidhur me këtë, Muja tha se Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë.
“Gjykata nuk ka marrë vendim që me kthy në pikën zero. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë. Baza e kërkesës është e paligjshme”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Deputeti i VV-së, tha se ka një përpjekje nga opozita që të ketë një kordinim të plotë që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik.
“Unë besoj që ka një përpjekje e opozitës që të ketë një koordinim të plotë e që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por megjithatë Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, tha Muja.
Muja ka thënë se Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike. /InLajmi/
