Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, Klosters, përcjell InLajmi.
Sipas zyrës për komunikim publik ai do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, përmes një video lidhjeje ka marrë pjesë edhe Presidenti i Ukranisë, i cili kishte një lutje ndaj të gjitha shteteve pjesëmarrëse që të mos lejonin agresionin rus ta sundojë botën./InLajmi/





















