Të hënën në Komisionin për Integrim Evropian janë shqyrtuar disa çështje, një ndër to ishte projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili nuk u miratua, raporton InLajmi.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë se subjekti politik të cilit i takon është kundër miratimit të këtij projektligji pasi sipas saj nuk janë përfshirë vërejtjet nga Komisioni i Venecias.

“PDK edhe në komision të legjislacionit ka qenë kundër. Nuk janë përfshirë vërejtjet e duhura. Komisioni i Venecias ka dhënë vërejtje dhe PDK është kundër.” tha Deliu-Kodra.
Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk u miratua sepse kishte vetëm 4 vota për./InLajmi/





















