Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili qëndroi mbi 2 javë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj komentoi edhe deklaratat e Kurtit, se në SHBA shkoi për thithje të investimeve. Haradinaj thotë se Kurti s’mund të sjellë investitorë amerikanë në Kosovë, pasi ishte po ai që refuzoi 2 projekte madhore të mbështetura nga ekzekutivi në Uashington.
“Ka shku ka bërë mashtrim. Ka bërë kamuflazh: “Po shkoj nëpër kompani se jam i interesuar për investime”. Ky njeri u shetit për 2 javë ditë, u bo horë. Ky njeri në Amerikë në të gjitha nivelet u bo horë”, tha Haradinaj.
“Gjuriqi ka mund me i mbledh 14 senatorë e kongresmenë për një darkë, dy orë. Kryeministri për një ditë punë ka mund me kalu nëpër Kongres e Senat e me ua dhanë dorën nëpër zyre kongresmenëve e senatoreve. Ka mund po të njëjtën ditë me taku këshilltarin për Siguri edhe me u kthy në Kosovë”, shtoi ai, shkruan Gazeta Express.
“Sa për investime që po flet ky, ata e dinë. 2 herë i kanë ardhur në derë të shtëpisë me 2 investime me garanca të qeverisë amerikane. Është qesharake me guxu e me thënë “kam ndejt më së gjati”. Pse a ke ikë prej vendit tënd a çka o problemi?”. Krejt kjo është e paprecedent”, theksoi Haradinaj.