Planet e emergjencës janë duke u hartuar një plan për një korridor detar mbrojtës, për të nxjerrë grurin e nevojshëm nga Ukraina dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, transmeton InLajmi.
Britania mendohet se po diskuton opsionet e mundshme për të formuar një koalicion aleatësh, i cili do të mundësonte largimin e sigurt të anijeve me grurë nga porti jugor i Odesës.
Qëllimi i këtij plani do të ishte që minat mbrojtëse të hiqen nga disa pjesë në Odesa dhe anijet tregtare të mbroheshin ndërsa ato drejtohen në jug përmes Detit të Zi.
Në mënyrë thelbësore ky plan do të siguronte që Odesa mund të mbrohet nga një sulm i mundshëm rus, potencialisht duke iu dhënë armë më të rënda nga Perëndimi, shkruan BBC.
Shoqërimi detar mund të bëhej në vende si Egjipti dhe të tjera, të cilat po preken ndjeshëm nga bllokada e grurit të Rusisë. Marrëveshja e Turqisë do të duhej gjithashtu për të lejuar anijet luftarake detare të hynin në Detin e Zi nëpërmjet Bosforit. /InLajmi/