Në Kosovë pritet të kemi mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri në pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa në lindje, juglindje dhe veri të vendit priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të fuqishme lokalisht nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e marta na pret mot mjaft i nxehtë, me temperatura deri 30 gradë Celsius, por pasditeve priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshë