3 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në 2 komunat e fundit viktimat janë fëmijë
Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel, shkruan Gazeta Express.
“Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.