Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kryeministri Kurti me deklaratën e tij se “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” ka shfajësuar presidentin serb nga përgjegjësia personale per kryerjen e gjenocidit nga shteti i Serbisë, përcjell InLajmi.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që urgjentisht të bëjnë kërkesë për seancë në Kuvend dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurtin në interpelancë vetëm për këtë çështje.
Sipas tij, është e papranueshme dhe e tmerrshme kjo deklaratë e Kurtit.
Sherifi thotë se me këtë logjikë të shfajësimit të Vuçiqit, fare lehtë mund të shfajësohet edhe ministri i propagandës së nazistëve Joseph Goebbels, duke thënë se edhe Hitleri nuk e ka pyetur fare atë.
Postimi i plotë i tij:
Deklarata e kryeminstrit Kurti se: “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” është deklaratë që shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Krimit të Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!
Me këtë logjikë të shfajësimit të Vuçiqit, fare lehtë mund të shfajësohet edhe ministri i propagandës së nazistëve Joseph Goebbels, duke thënë se edhe Hitleri nuk e ka pyetur fare atë!
E tmershme dhe e papranushme edhe sikur të vij nga një politikan pa peshë në politikën e Kosovës se jo më nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës!
Deputetët e Opozitës duhet urgjentisht të bëjnë kërkesë për seancë në Kuvend dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurti në interpelancë vetëm për këtë çështje!
#shfajësimiikriminelëvenukkalon! /InLajmi/