Presidenti polak ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë në parlamentin e Kievit, që nga fillimi i pushtimit rus, transmeton InLajmi.
Andrzej Duda e lavdëroi Ukrainën për qëndresen kundër asaj që ai e quajti “imperializmi rus”.
Bota e lirë”, tha ai, “ka fytyrën e Ukrainës”. Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me presidentin Putin, madje edhe për t’u plotësuar disa nga kërkesat e tij, ishin shqetësuese.
Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju, tha ai.
Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, duke pranuar miliona refugjatë që ikën nga luftimet dhe duke dërguar tanke dhe raketahedhës për ushtrinë ukrainase, shkruan BBC.
Duda, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme pas fjalimit të tij, tha se Polonia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Ukrainën të bashkohet me Bashkimin Evropian. /InLajmi/