Në kanalin e Ibër Lepencit, më konkretisht në fshatin Vaganicë të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete një i mitur, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se dyshohet që fëmija kishte hyrë në kanal për t’u larë.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në ujë një i mitur. Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. /InLajmi/