Një trup i pajetë sapo është nxjerrë nga lumi në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë te ditur se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.
Gashi ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion.
I ndjeri ishte i moshës mbi 60-vjeçare, shkruan Reporteri.net.
Në kërkim të tij, sot kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja