Presidenti i Ukraninës, Vlodymyr Zelensky tha se vendi i tij kishte “thyer shtyllën kurrizore” të një prej ushtrive më të forta në botë, duke shtuar se rusët nuk do të rimarrin këmbët e tyre në disa vitet e ardhshme, transmeton InLajmi.
Por ai paralajmëroi kundër pritshmërive të larta se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës.
Zelensky tha se kthimi në status quo-në e 23 shkurtit, përpara se Rusia të pushtonte, do të përfaqësonte “fitore”.
Kjo do të nënkuptonte një fund të fazës së parë të luftës, tha ai, duke shtuar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë, shkruan BBC.
Zelensky këmbënguli se vendi i tij ishte përgatitur në mënyrë adekuate për pushtimin dhe sugjeron se rusët bënë nënvlerësime./InLajmi/