Presidenti i Ukrainës Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij , pasi homologu i tij amerikan Joe Biden nënshkroi një “çek të ndihmës”, me vlerë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, transmeton InLajmi.
Paketa e ndihmës u miratua nga shumica e Senatit të SHBA-së të enjten.
Paratë përfaqësojnë paketën më të madhe të ndihmës amerikane që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Kjo paketë përfshin:
6 miliardë dollarë për asistencë sigurie, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen
9 miliardë dollarë, për një fond mbështetje ekonomike për Ukrainën, shkruan BBC.
5 miliardë dollarë, për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale./InLajmi/