Rusia thotë se ka shkatërruar një ngarkesë të madhe armësh të dërguara nga vendet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, transmeton InLajmi.
Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes ngarkesa e armëve u hodh në erë pranë një stacioni hekurudhor në rajonin verior Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke përdorur raketa të lëshuara nga deti.
Ministria tha se armët ishin të destinuara për forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit, shkruan BBC.
Ndër përditësimet e tjera, Rusia gjithashtu thuhet se ka sulmuar një bazë stërvitore për forcat e operacioneve speciale ukrainase, si dhe objektet e magazinimit të karburantit pranë qytetit port jugor të Odesa-s./InLajmi/