Moska ka publikuar listën e plotë me më shumë se 900 amerikanë të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar, transmeton InLajmi.
Në këtë listë përfshihet Presidenti Biden si dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken, shefin e CIA-s William Burns dhe qindra anëtarë të Kongresit amerikanë.
“Rusia nuk kërkon konfrontim dhe është e hapur ndaj dialogut të ndershëm dhe të respektueshëm reciprok” deklaroiMinistria e Jashtme ruse.
Ministria e Jashtme ruse tutje tha se kufizimet ishin si përgjigje të sanksioneve të SHBA-së të cilat u vendosën pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, shkruan BBC.
Para këtij vendimi të Rusisë, Joe Biden ka treguar “paketën ndihmëse” të radhës për shtetin ukrainas./InLajmi/