Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se më 21 maj është mbajtur Kuvendi i 9-të zgjedhorë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka falënderuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin tha se i nderoi me prezencën e tij.
Tutje Ramosaj i ka falënderuar delegatët për mbështetjen që i dhanë që për 4 vjet e ardhshme të jetë kryetar i degës së AAK-së në Deçan.
Gjithashtu kryetari i Deçanit i uroi të gjithë anëtarët e Këshill Drejtues të cilët u përzgjodhën në këtë mbledhje.
Postimi i plotë, i tij:
Sot u mbajt Kuvendi i IX zgjedhorë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan.
Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, që na nderoj me prezencen e tij sot.
Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan.
Ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që u përzgjodhen sot.
Vazhdojmë bashkë për Deçanin!
Na prift e mbara!
BR/InLajmi/