Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar kryeministrin në ardhje të Australisë, laburistin Anthony Albanese, përcjell InLajmi.
Presidentja Osmani është drejtuar Albaneses, duke i uruar fitoren në zgjedhje.
Ajo ka thënë se shpreh interesim për bashkëpunim mes Kosovës dhe Aistralisë.
Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë. Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo./InLajmi/