Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Lugbunar, të Gjakovës me datën 20 maj ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.
Policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë.
Policia në Rajonin e Gjakovës ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor./InLajmi/