Nuk është vetëm Finlanda që nuk do të marrë më gaz natyror nga Rusia, transmeton InLajmi.
Muajin e kaluar, kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë pasi ato, si Finlanda, refuzuan të bënin pagesa në monedhën ruse rubla.
Të 3 vendet janë anëtare të BE-së të cilat kanë këmbëngulur që pagesat të vazhdojnë të bëhen në euro dhe shumë anëtarë të tjerë do të përballen me të njëjtin problem, sepse Rusia dëshiron që pagesat të bëhen në rubla ruse.
Kërkesa e Rusisë është një përpjekje për të mbështetur monedhën ruse dhe për të përfituar ekonominë e saj si përgjigje ndaj sanksioneve perëndimore, shkruan BBC.
Brukseli ka thënë se e konsideron veprimin e Rusisë si një formë shantazhi./InLajmi/