Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja shtetërorë mes Kosovës dhe Francës, për kinematografi, përcjell InLajmi.
Çeku ka treguar se kjo marrëveshje është nënshkruar me 21 maj në Cannes.
Tutje ministri Çeku ka thënë se momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është një moment krenarit.
Gjithashtu ai ka uruar komunitetin e filmit dhe ka i ka dëshiruar suksese të përbashkëta filmike të 2-ja shteteve.
Postimi i plotë, i tij:
Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës.
Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes 2shteteve.
Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze./InLajmi/