Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock ka njoftuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, përcjell InLajmi.
“Vizita ime e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor më bëri të qartë se sa vendimtare është intensifikimi i bashkëpunimit tonë me këto shtete në këtë moment vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim dëshirën e Kosovës për t’iu bashkuar familjes së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës” shkroi ajo, në rrjetin social Twitter.
Baerbock ka thënë se vizita e saj e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor e ka ndihmuar që të kuptoje se bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit perëndimor është i domosdoshëm në këtë kohë.
Tutja ministrja gjermane ka treguar se e mbështet dëshirën e Kosovës për tu bërë pjesë e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës./InLajmi/
https://twitter.com/GermanyDiplo/status/1527652027454603264?s=20&t=1YAWNmCRYBjXVAqbbJu36g