Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me senatorin amerikan Ted Cruz, me të cilin shkëmbyen vështrimet e tyre mbi situatën gjeopolitike në Evropë, pas agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, përcjell InLajmi.
Kurti e njoftoi senatorin Cruz për reagimin e qeverisë ndaj agresionit rus dhe punën e qeverisë, me theks në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë, reformën në drejtësi dhe zhvillimin ekonomik, si dhe me rolin aktiv dhe në rritje të Kosovës në paqen dhe stabilitetin në botë falë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kurtit, zhvillimi ekonomik dhe siguria kombëtare janë themelet e shoqërive prosperuese dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës Kosovës.
Përveç kësaj, kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Cruz edhe për vizitën e tij në shtetin e Texas-it, prej nga vjen ky i fundit./InLajmi/